Wednesday, June 3, 2026
HomeLajmeKosovëArrestohet një shtetas i Serbisë me patentë-shofer të falsifikuar

Arrestohet një shtetas i Serbisë me patentë-shofer të falsifikuar

Policia e Kosovës ka arrestuar një shtetas të Serbisë në Pikën e Kalimit Kufitar në Jarinje, nën dyshimin për falsifikim dokumentesh.

Sipas raportit 24-orësh të policisë, rasti ka ndodhur më 1 qershor 2026, rreth orës 20:20, kur gjatë kontrollit është konstatuar se i dyshuari dyshohet se posedonte një patentë-shofer të Serbisë të falsifikuar.

Pas procedurave policore, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa rasti është iniciuar si “Falsifikim i dokumenteve”.

Autoritetet kompetente po vazhdojnë hetimet për të sqaruar të gjitha rrethanat e rastit.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram