Thursday, June 4, 2026
HomeLajmeRama: Protestat për Zvërnecin kanë humbur çdo arsye reale

Rama: Protestat për Zvërnecin kanë humbur çdo arsye reale

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar lidhur me protestat për Zvërnecin, duke deklaruar se ato tashmë kanë humbur arsyen fillestare për të cilën nisën.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama u shpreh se Shqipëria do të vazhdojë rrugën e saj të zhvillimit sipas mandatit të marrë nga qytetarët në zgjedhjet e fundit, pavarësisht kritikave dhe kundërshtimeve.

“Shqipëria do bëhet sipas kontratës që kemi lidhur për herën e katërt në majin e shkuar me mbi 800 mijë shqiptarë brenda e jashtë Shqipërisë”, shkroi ai.

Kreu i qeverisë theksoi se protesta për Zvërnecin ka humbur “çdo arsye reale të nisjes”, ndërsa pretendoi se arsyet e mbetura lidhen me aktorë të jashtëm që, sipas tij, nuk e duan Shqipërinë të jetë pjesë e asaj që ai e quajti “Liga e Kampionëve të Turizmit”.

Rama shtoi se rrjetet sociale po mbushen me “ajrin toksik të luftës hibride”, duke akuzuar për ndikime të jashtme dhe duke shprehur keqardhje që, sipas tij, në protestë marrin pjesë edhe mbështetës të tij të nxitur nga dezinformimi.

Deklarata e kryeministrit vjen në një kohë kur çështja e zhvillimeve në Zvërnec ka nxitur debate dhe reagime të shumta në opinionin publik.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram