Emisari special i kryeministrit të Hungarisë, Viktor Urban, për Ballkanin Perëndimor, Zsolt Bunfordt në Prishtinë ka zhvilluar takim me komandantin e KFOR-it, Ozkan Ulutash.
Përmes një njoftimi për medie, KFOR-i thotë se takimi ofroi një mundësi të vlefshme komandantin e këtij misioni që të paraqesë situatën e sigurisë në rajon.
Gjithashtu, thuhet se, Ulutash ka shprehur vlerësimin për kontributin e Hungarisë në misionin që ai e udhëheq në Kosovë.
“Takimi i ofroi Komandantit një mundësi të vlefshme për të përshkruar situatën e sigurisë në rajon, duke theksuar angazhimin e KFOR-it për të ruajtur një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit në Kosovë. Gjenerali Ulutash shprehu gjithashtu vlerësimin e tij të sinqertë për kontributet e gjata të Hungarisë në misionin KFOR”, thuhet n njoftimin e misionit ushtarak.
KFOR-i thotë se vazhdon të zbatojë mandatin e tij, bazuar në Rezolutën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, për të kontribuar në një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme

