Friday, June 5, 2026
HomeLajmeKosovëAbdixhiku: Do bëhet gazifikimi i Kosovës me gaz amerikan

Abdixhiku: Do bëhet gazifikimi i Kosovës me gaz amerikan

Llapi është zemra e Lidhjes Demokratike të Kosovës, një vend i cili i ka dhënë Kosovës burra dhe gra të mëdhenj për shtetndërtimin e saj.

Ndaj është koha që kësaj komune t’i jepet gjithçka që meriton, përmes investimeve në infrastrukturë dhe në shumë fusha të tjera, si dhe përmes një sërë projektesh zhvillimore.

Kështu tha kandidati për kryeministër nga LDK, Lumir Abdixhiku, gjatë tubimit zgjedhor në Podujevë.

“Nuk mund të flas pa përmendur diçka jetike, siç është energjia. Ne garantojmë se, me qeverinë e LDK-së, do të bëhet gazifikimi i Kosovës me gaz amerikan brenda gjashtë muajve të parë. Ambicia jonë është e madhe: integrimi euroatlantik, anëtarësimi në NATO dhe ruajtja e marrëdhënieve me aleatët tanë. Kur kemi një Podujevë të fortë, kemi edhe një Kosovë të fortë dhe një familje të fortë për të rinjtë, ushtarët, mjekët dhe arsimtarë..”, tha ai.

Bartësja e listës së LDK-së, Vjosa Osmani, tha se programi i tyre bazohet në një vizion që synon të sjellë ndryshimin dhe të ndërtojë një të ardhme më të mirë për Kosovën, në fokus ruajtjen dhe forcimin e marrëdhënieve me aleatët.

“Kosova është vend i vogël në territor, por bëhet e madhe kur qëndron në partneritet me aleatët tanë.Aleatët janë themeli i shtetit tonë, dhe së bashku do ta ruajmë këtë aleancë, ashtu siç e donte edhe Dr. Ibrahim Rugova”,  theksoi Osmani.

LDK ftoi qytetarët që ta mbështesin këtë parti në zgjedhjet e 7 qershorit.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram