Friday, June 5, 2026
HomeEkonomiFMN dhe bankat qendrore rajonale mblidhen në Prishtinë për kriptoasetet

FMN dhe bankat qendrore rajonale mblidhen në Prishtinë për kriptoasetet

Konferenca rajonale për kriptoasetet dhe paranë digjitale, nën organizimin e Bankës Qendrore të Kosovës, ka mbledhur në Prishtinë përfaqësues të nivelit të lartë nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, guvernatorë dhe përfaqësues të bankave qendrore të rajonit. Kosova këtë çështje e ka rregulluar edhe me ligj, por në punimet e kësaj konference u theksua se kjo çështje është komplekse dhe debati vazhdon të jetë global.

Konferenca rajonale për kriptoasetet dhe paranë digjitale, që zhvilloi punimet për dy ditë radhazi në kryeqytet, vuri në pah se Kosova ka shënuar rritje, treg të fortë dhe politika të mira në këtë industri.

Në punimet e kësaj konference, të organizuar nga Banka Qendrore e Kosovës, për herë të parë mori pjesë edhe Tobias Adrian, kryekëshilltar financiar i Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe drejtor i Departamentit të Tregjeve Monetare dhe të Kapitalit, i cili ishte për herë të parë në Kosovë. Ai theksoi se Kosova ka rritje, treg të fortë dhe politika të mira në këtë industri.

“Jam shumë i kënaqur që jam këtu dhe takova shumë përfaqësues të sistemit financiar, të sektorit privat, të korporatave dhe njerëz nga Kosova. Kam një ndjenjë të mirë për Kosovën, e cila ka shumë energji të mirë dhe politika të mira që janë vendosur, kështu që përshtypja është shumë e mirë”, tha Tobias Adrian.

Guvernatori i BQK-së, Ahmet Ismaili, theksoi rëndësinë e kësaj konference, duke veçuar se Kosova ka ligj që rregullon çështjen e kriptoaseteve.

“Jemi shumë të lumtur me bashkëpunimin që kemi me Fondin Monetar Ndërkombëtar. Kemi mbi 15 asistenca teknike që na ndihmojnë në fusha të ndryshme që lidhen me mbikëqyrjen financiare, me pagesat dhe stabilitetin financiar. U vlerësuan gjithashtu edhe përgatitjet rregullatore që kemi bërë”, tha Ismaili.

Zëvendësdrejtori i Departamentit Evropian në FMN, Mark Horton, theksoi se Kosova është partner i rëndësishëm i FMN-së. “Kemi pasur një partneritet të shkëlqyeshëm dhe performancë në programin e kaluar. Ka shkuar shumë mirë, të gjitha caqet janë përmbushur”, tha ai.

Përveç delegacionit të FMN-së, në këtë konferencë ishin edhe guvernatorë dhe përfaqësues të bankave qendrore të rajonit, drejtues të institucioneve dhe sektorit financiar, partnerë ndërkombëtarë dhe ekspertë të fushës së financave digjitale.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram