Thursday, June 18, 2026
HomeLajmeKosovëKurti: Demaçi është emri më i shquar i përpjekjes së gjatë të...

Kurti: Demaçi është emri më i shquar i përpjekjes së gjatë të popullit

Kryeministri, Albin Kurti ka kujtuar veprimtarin, Adem Demaçi dhe aktivistin, Astrit Dehari, të cilët mbajnë të njëjtën datë të lindjes, 26 shkurtin.

Kurti, bashkë me kryetaren e Kuvendit, Albulena Haxhiu, ministra e bashkëpunëtorë partiak kanë qëndruar për vizitë në familjen Demaçi e Dehari.

“Adem Demaçi është emri më i shquar i përpjekjes së gjatë të popullit shqiptar rreth organizimit të gjerë për liri e bashkim kombëtar, për drejtësi dhe Kosovën Republikë. Astrit Dehari është emri më i dalluar ndër aktivistët e rinj të vazhdimit të së njëjtës përpjekje për Republikën e Kosovës, për emancipim e shqiptari, për barazi e përkujdesje për të gjithë”, ka shkruar Kurti.

Ai ka thënë se ditëlindja e tyre nuk është veç një numër kalendarik, por shifër domethëniesh të thella.

“Ditëlindja e tyre nuk është veç një numër kalendarik (26 shkurt), por shifër domethëniesh të thella që vijojnë të na frymëzojnë dhe tregojnë me bindje rrugën tonë përpara. që vijojnë të na frymëzojnë dhe tregojnë me bindje rrugën tonë përpara”, ka shkruar Kurti derisa i ka përkujtuar ata në datën e tyre të lindjes.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram