Gjakova ka humbur një nga veprimtarët e saj të hershëm të organizimit për liri, Mentor Kaçi.
Ai ishte aktivist i njohur i çështjes kombëtare dhe ish i burgosur politik. Kaçi ishte ndër udhëheqësit e një prej celulave të para të lëvizjes për çlirimin e vendit.
Homazhet dhe mbledhja përkujtimore do të mbahen më 28 shkurt 2026 në orën 12:00 te varrezat e qytetit të Gjakovës, ndërsa ceremonia e varrimit do të zhvillohet në orën 13:00 po aty.

