Saturday, June 13, 2026
HomeLajmeKosovëPolicia shqipton 261 gjoba dhe konfiskon 41 mjete me dy rrota

Policia shqipton 261 gjoba dhe konfiskon 41 mjete me dy rrota

Policia e Kosovës ka njoftuar se në kuadër të aktiviteteve të kontrollit të mjeteve me dy rrota, sipas planit ROADPOL 2026 (Rrjeti Evropian i Policive Rrugore), të realizuara nga 1 deri më 7 qershor 2026, ka shtuar prezencën dhe kontrollin në të gjitha rrugët e vendit.

Sipas policisë, aktivitetet janë zhvilluar me qëllim të rritjes së sigurisë në trafikun rrugor dhe parandalimit të aksidenteve, ndërsa fokusi ka qenë kontrolli i mjeteve me dy rrota.

Gjatë zbatimit të këtij plani, njësitë e trafikut kanë realizuar gjithsej 734 pika kontrolli të mjeteve me dy rrota. Po ashtu, janë kontrolluar 659 mjete me dy rrota, ndërsa për parregullsitë e identifikuara janë shqiptuar 261 gjoba.

Policia ka bërë të ditur se gjatë këtyre kontrolleve janë konfiskuar edhe 41 mjete me dy rrota.

Aktivitetet janë realizuar në kuadër të planit ROADPOL 2026, i cili synon rritjen e sigurisë rrugore përmes kontrolleve të shtuara dhe identifikimit të shkeljeve në trafik. 

https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2FKosovoPolice%2Fposts%2Fpfbid0Svx2jLnHuTyqgVHk3jWpUGM78fb1o59LRbhPiLBE8X5cELHUnGwjVnxuSHRCCyA6l&show_text=true&width=500

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram