Wednesday, June 10, 2026
HomeLajmeKosovëKomuna ndryshon qarkullimin në disa rrugë të Prishtinës

Komuna ndryshon qarkullimin në disa rrugë të Prishtinës

Komuna e Prishtinës ka njoftuar për riorganizimin e qarkullimit të mjeteve motorike në disa rrugë të lagjes Lakrishte, pas përfundimit të një pjese të punimeve dhe riparimeve infrastrukturore.

Sipas njoftimit, bazuar në vendimin e Kryetarit të Kryeqytetit, qarkullimi në rrugët “Hekurudha” dhe “Vicianum” është rikthyer në gjendjen e mëparshme.

Rruga “Hekurudha” do të funksionojë me një kah të qarkullimit, nga kryqëzimi me rrugën “Magjistralja M-2” në drejtim të rrugëve “Tirana” dhe “Bekim Fehmiu”. Ndërkaq, rruga “Vicianum” do të jetë gjithashtu me një kah, nga kryqëzimi me rrugën “Ahmet Krasniqi” në drejtim të “Magjistrales M-2”.

Komuna bën të ditur se rrugët “Bekim Fehmiu” dhe “Tirana” do të vazhdojnë të jenë me dy kahje të qarkullimit.

Sipas autoriteteve komunale, këto ndryshime janë bërë me qëllim të përmirësimit të rrjedhës së trafikut dhe rritjes së sigurisë në komunikacion.

Komuna u bën thirrje të gjithë pjesëmarrësve në trafik që të respektojnë sinjalistikën rrugore dhe të tregojnë kujdes të shtuar gjatë qarkullimit.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram