By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Margetiq: Dëshmitari kryesor në rastin e pjesëmarrjes së Vuçiçit në luftën në Sarajevë sapo ka vdekur
December 18, 2025
Lukashenko: “Raketat ruse Oreshnik janë vendosur në Bjellorusi”
December 18, 2025
Supë me kungull, receta për mbrëmjet e dimrit
December 18, 2025
Rusia – Britania: Krerët e MI6 dhe SVR zhvilluan një bisedë telefonike
December 18, 2025
Konferenca e Ramsteinit ofron angazhim rekord për mbështetje ushtarake të huaja ndaj Ukrainës
December 18, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kina heq kufizimet e rrepta kundër koronavirusit pas protestave
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Kina heq kufizimet e rrepta kundër koronavirusit pas protestave
Rajon / Botë

Kina heq kufizimet e rrepta kundër koronavirusit pas protestave

Kosova Times
Last updated: 2022/12/07 at 6:01 PM
Kosova Times Published December 7, 2022
Share
SHARE

Kina ka tërhequr kufizimet e saj të ashpra kundër koronavirusit, përfshirë rregullin që detyronte njerëzit të karantinoheshin, një javë pasi nisën protestat në të gjithë vendin.

Njerëzit e infektuar me virus, të cilët nuk kanë simptoma ose kanë simptoma të lehta, tani mund të izolohen në shtëpi dhe jo siç ishte më herët që ata të mbaheshin në objekte karantinimi.

Qytetarët kinezë në shumicën e hapësirave nuk kanë më nevojë të tregojnë testet që nuk janë të infektuar, megjithëse mbetet në fuqi masa se duhet testi PCR për hyrje në shkolla dhe spitale.

Qytetarët janë shprehur të lehtësuar, por edhe të shqetësuar për ndryshimet e papritura. Por, shumica e tyre u gëzuan pas heqjes së këtyre kufizimeve pas gati tre vjetëve.

Lehtësimi i masave tregon se Kina më në fund po largohet nga politika e saj zero-COVID dhe po kërkon të “jetojë me virusin”, njësoj si pjesa tjetër e botës.

Kina ishte ekonomia e vetme e madhe në botë që zbatonte politikën zero-COVID.

Derisa më herët ishte e zakonshme të mbylleshin komplekset banesore ose lagjet brenda qyteteve, tani duhet identifikim i qartë për mbylljen e vetëm kateve të banesave ose ndonjë blloku.

Nëse më herët njerëzit që vizitonin zonat që konsiderohen “me rrezik të lartë” në Kinë, kishin për obligim karantinimin për të paktën shtatë ditë në shtëpi, me lehtësimin e masave ky obligim nuk vlen.

Shkollat nuk do të mbyllen gjithashtu, nëse nuk ka shpërthim të gjerë të virusit në gjithë kampusin.

Pas gati tre vjetësh të kufizimeve të ashpra ndaj COVID-19, lideri kinez, Xi Jinping, u përball me një nga sfidat më të mëdha, pasi dhjetëra mijëra persona dolën në rrugë për të protestuar kundër kontrolleve të pakompromis ndaj politikës kufizuese të Kinës “zero COVID”, të urdhëruar nga Partia Komuniste në pushtet.

Kjo politikë kishte lënë miliona persona të mbyllur në shtëpitë e tyre, kishte dërguar njerëzit në qendra të karantinimit dhe i kishte ndaluar që të udhëtojnë, teksa banorët detyroheshin t’iu nënshtroheshin testimeve të pa fund, izolimeve dhe vëzhgimit.

Protestat kundër kufizimeve ndaj koronavirusit, ishin më të mëdhatë në territorin e Kinës që nga protestat e pro-demokracisë më 1989, që u përhapën në mbarë vendin dhe përfunduan me shtypje të përgjakshme dhe masakër rreth sheshit Tiananmen të Pekinit.

Për koronavirusin e ri është raportuar për herë të parë në dhjetor të vitit 2019 në Vuhan të Kinës.

Organizata Botërore e Shëndetësisë e pati shpallur koronavirusin si pandemi më 11 mars të vitit 2020.

Më shumë se 6.5 milionë njerëz kanë vdekur që prej shpërthimit të pandemisë në gjithë botën.

You Might Also Like

Margetiq: Dëshmitari kryesor në rastin e pjesëmarrjes së Vuçiçit në luftën në Sarajevë sapo ka vdekur

Lukashenko: “Raketat ruse Oreshnik janë vendosur në Bjellorusi”

Rusia – Britania: Krerët e MI6 dhe SVR zhvilluan një bisedë telefonike

BE-ja ka vendosur sanksione kundër 41 anijeve të tjera të “flotës në hije” të Rusisë

Shtypi gjerman mbi problemet në rrugën Vuçiç-Bruksel

Kosova Times December 7, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Tri viktima brenda ditës! Humbin jetën në det pushuesit e moshuar

Kosova Times Kosova Times September 7, 2024
Gërxhaliu shpreh lamtumirën për Gjetaj: “Pushofsh ne paqe o njeri i mire”
Presidentja Osmani ka bërë homazhe në Prekaz
KMShK-ja thirrje mediave: Respektoni Kodin e Etikës në raportimet për përleshjen në “Bon Vivant”
Aleatët e ShBA-së e paralajmërojnë Iranin, pas sulmeve amerikane ndaj milicive në Irak dhe Siri
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?