Friday, June 12, 2026
HomeLajmeKosovëNis `Peja Outdoor Festival`, aktivitete sportive dhe mjedisore në qytet

Nis `Peja Outdoor Festival`, aktivitete sportive dhe mjedisore në qytet

Peja Outdoor Festival` ka nisur sot programin e tij me aktivitete të ndryshme në hapësirat publike të qytetit, duke sjellë një ditë të dedikuar sportit, mjedisit dhe atmosferës festive.

Sipas organizatorëve, aktiviteti është hapur në orën 15:00 me mbjelljen e drunjve në qytet, një nismë që synon promovimin e kujdesit ndaj mjedisit dhe zgjerimin e hapësirave të gjelbra urbane.

Programi vijon me vrapim rekreativ përgjatë lumit Lumbardhi i Pejës, ku qytetarë dhe pjesëmarrës pritet të bashkohen në një aktivitet sportiv dhe komunitar.

Dita përmbyllet në orën 20:30 me hapjen zyrtare të festivalit, ku pritet një program festiv dhe pjesëmarrje e gjerë e qytetarëve dhe vizitorëve.

Organizatorët kanë ftuar qytetarët të marrin pjesë në aktivitetet e festivalit, duke theksuar se qëllimi i këtij eventi është të sjellë energji, aventurë dhe jetë më aktive në qytet gjatë fundjavës.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram