Tuesday, September 22, 2026
HomeLajmeKosovëPërleshje në “Vëllezërit Gërvalla” në Prishtinë, një i lënduar

Përleshje në “Vëllezërit Gërvalla” në Prishtinë, një i lënduar

Një përleshje fizike është regjistruar rreth orës 21:00 në rrugën “Vëllezërit Gërvalla” në Prishtinë, ku një person ka mbetur i lënduar.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana, konfirmoi rastin dhe bëri të ditur se i lënduari ka marrë trajtim mjekësor.

“Sot rreth orës 21:00 kemi pranuar informatën për një përleshje fizike në rrugën ‘Vëllezërit Gërvalla’ në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes. Nga informatat fillestare, raportohet se një person ka mbetur i lënduar, i cili ka pranuar tretman mjekësor”, ka theksuar Pllana.

Ai shtoi se personat e përfshirë janë shoqëruar në stacion policor, ndërsa njësitet hetimore po vazhdojnë punën për të sqaruar plotësisht rrethanat e rastit.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram