Friday, June 12, 2026
HomeLajmeKosovë53 aksidente trafiku për 24 orë në Kosovë, një me fatalitet

53 aksidente trafiku për 24 orë në Kosovë, një me fatalitet

Policia e Kosovës ka bërë të ditur statistikat e përgjithshme për 24 orët e fundit, gjatë të cilave janë regjistruar dhjetëra aksidente trafiku dhe janë shqiptuar 2065 gjoba për shkelje të rregullave në komunikacion.

Sipas raportit policor, gjatë periudhës raportuese është shënuar një aksident trafiku me fatalitet, 25 aksidente me persona të lënduar dhe 27 aksidente të tjera që kanë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Në kuadër të aktiviteteve për sigurinë rrugore, policia ka shqiptuar gjithsej 2056 iketa trafiku ndaj drejtuesve të automjeteve që kanë shkelur dispozitat ligjore në trafik.

Raporti po ashtu tregon se gjatë 24 orëve të fundit janë arrestuar 16 persona për vepra të ndryshme penale, ndërsa 10 prej tyre janë dërguar në mbajtje me vendim të organeve kompetente.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram