Një person ka vdekur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) si pasojë e lëndimeve të marra në një vetaksident trafiku, i cili kishte ndodhur më 6 qershor në autostradën Mazgit–Fushë Kosovë.
Sipas raportit 24-orësh të policisë, viktima kishte qenë duke u trajtuar në repartin e mjekimit intensiv, pas lëndimeve të marra në aksidentin e ndodhur një javë më parë.
“Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thotë PK.

