Me rastin e 12 Qershorit, Ditës së Çlirimit të Kosovës, Policia e Kosovës ka uruar të gjithë qytetarët për këtë datë të rëndësishme historike.
Në urimin e saj, Policia e Kosovës ka theksuar se 12 Qershori përbën një nga ditët më të rëndësishme në historinë e vendit, duke kujtuar sakrificën e popullit të Kosovës dhe mbështetjen e botës së përparuar në rrugën drejt lirisë.
“Sot shënohet një ditë e veçantë e historisë së lavdishme të Kosovës, e cila u krijua me mjaft mund dhe me sakrificën sublime të popullit të Kosovës, si dhe me kontributin e botës së përparuar”, thuhet në njoftim.
Po ashtu, Policia e Kosovës ka ritheksuar përkushtimin e saj për të garantuar sigurinë, lirinë dhe të drejtat e të gjithë qytetarëve të vendit.
Dita e Çlirimit të Kosovës shënohet çdo vit më 12 qershor, duke përkujtuar hyrjen e forcave ndërkombëtare në Kosovë dhe fundin e luftës në vitin 1999.

