Friday, June 12, 2026
HomeStilMessenger, Facebook dhe Facebook Ads përballen me probleme teknike

Messenger, Facebook dhe Facebook Ads përballen me probleme teknike

Messenger, Facebook dhe Facebook Ads po përballen me probleme teknike që nga ora 15:30 e ditës së sotme

Sipas faqes Downdetector, e cila monitoron ndërprerjet e shërbimeve online, përdoruesit kanë raportuar probleme me Messenger dhe Facebook, ndërsa numri i raportimeve ka ardhur në rritje. Rreth 1,500 përdorues kanë raportuar probleme me Messenger, ndërsa Facebook ka regjistruar edhe më shumë raportime.

Për shkak të ndërprerjes, përdoruesit nuk po arrijnë të kyçen në Messenger. Pas tentimit për hyrje, aplikacioni shfaq mesazhin: “Hyrja dështoi. Ka ndodhur një gabim i papritur. Ju lutemi provoni përsëri.” Gjithashtu, Qendra e Ndihmës së Messenger në Facebook ka qenë përkohësisht e paarritshme.

Ndërkohë, Meta ka konfirmuar probleme edhe në Facebook Ads. Platforma po përballet me vështirësi në krijimin e fushatave reklamuese, shpërndarjen e tyre dhe raportimin e performancës së reklamave.

Në faqen e statusit të shërbimit, Meta njoftoi se po rikuperohet nga një ndërprerje e mëparshme dhe se ekipet inxhinierike po punojnë për zgjidhjen e problemit.

Në përditësimin e fundit, kompania tha se është në dijeni se disa reklamues mund të kenë vështirësi në krijimin ose modifikimin e reklamave në Ads Manager dhe se ekipet teknike po punojnë për ta zgjidhur problemin sa më shpejt të jetë e mundur. / Burimi: techzine.eu

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram