Friday, June 12, 2026
HomeLajmeAksident i rëndë në rrugën Korçë-Ersekë, makina përplas për vdekje fëmijën! 

Aksident i rëndë në rrugën Korçë-Ersekë, makina përplas për vdekje fëmijën! 

Aksident i rëndë në aksin Korçë-Ersekë pasditen e sotme, në afërsi të fshatit Kamenicë.

Një mjet përplasi një fëmijë që ishte në rrugë duke ecur, ndërsa mësohet se fëmija ka ndërruar jetë.

Nga informacionet paraprake, fëmija ka qenë i shoqëruar nga nëna, por goditja ka qenë fatale.

Fëmija që humbi jetën mësohet se është i moshës 10 vjeç.

Megjithëse u dërgua me urgjencë në reaminacionin e spitalit, për fat të keq fëmija nuk mbijetoi dot nga plagët e marra.

Policia në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave dhe dinamikës.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram