By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Irani përgjigjet me raketa, ka të vdekur. Konsulli kroat dhe gruaja e tij plagosen në Tel Aviv
June 14, 2025
Kosova dhe SHBA hapin kapitull të ri bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes
June 14, 2025
Haradinaj uron 250-vjetorin e krijimit të ushtrisë amerikane
June 14, 2025
Osmani: Japonia, partner kyç në shtetndërtimin e Kosovës
June 14, 2025
Hill: SHBA-ja nuk ndërhyn, Kosova dhe Serbia t’i zgjidhin vetë problemet
June 14, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: ShBA dënon incidentet e dhunshme në veri
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > ShBA dënon incidentet e dhunshme në veri
Ballina 1Lajme

ShBA dënon incidentet e dhunshme në veri

Kosova Times
Last updated: 2022/12/10 at 5:04 PM
Kosova Times Published December 9, 2022
Share
SHARE

Shtetet e Bashkuara kanë dënuar incidentet e dhunshme që kanë ndodhur ditëve të fundit në veri të Kosovës, tha një zëdhënës i Departamentit amerikan të Shtetit për Zërin e Amerikës.

“Përdorimi i eksplozivëve nuk është kurrë një metodë e pranueshme proteste dhe rrezikon jetën e njerëzve të pafajshëm”, tha zëdhënësi.

Ai shtoi se “Shtetet e Bashkuara vazhdojnë t’u bëjnë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të ushtrojnë përmbajtje dhe të shmangin çdo veprim apo deklaratë që do të përshkallëzonte më tej tensionet”.

Këto komente vijnë pasi që nga 6 dhjetori, në veri të Kosovës janë regjistruar disa incidente, përfshirë të shtëna me armë zjarri, hedhje të granatave të dorës dhe shok bombave – por, pa pasoja në njerëz.

Më 6 dhjetor, grupe dhe persona “të maskuar” dëmtuan zyrat e komisioneve komunale zgjedhore në Mitrovicë të Veriut dhe Zubin Potokut. Këto incidente ndodhën në kohën kur Policia e Kosovës po shoqëronte zyrtarët zgjedhorë për në zyrat e tyre, teksa autoritetet po vazhdojnë përgatitjet për zgjedhjet lokale në veri, të caktuara për 18 dhjetor.

Edhe në ditët pasuese janë regjistruar shpërthime dhe incidente të tjera. Autoritetet e Kosovës kanë fajësuar “bandat kriminale” që “financohen dhe dirigjohen” nga Serbia për incidentet e fundit.

Për shkak të situatës së krijuar, Policia njoftoi për rritjen e prezencës në veri të Kosovës.

Pas incidenteve në veri, ShBA-ja bëri thirrje për shtyrjen e zgjedhjeve, pasi tha se aktualisht nuk ka kushte për mbajtjen e tyre.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka deklaruar se pasi të pranojë vlerësimet e organeve të sigurisë, do të konsultohet me partitë politike për të shtyrë ose jo mbajtjen e zgjedhjeve në Mitrovicë të Veriut, Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviq.

Zgjedhjet në veri u shpallën pasi përfaqësuesit serbë u larguan nga institucionet e Kosovës në muajin nëntor. Ata dhanë dorëheqje për shkak të kundërshtimit të një vendimi të Qeverisë së Kosovës lidhur me riregjistrimin e makinave që kanë targa ilegale, të lëshuara nga Serbia.

You Might Also Like

Kosova dhe SHBA hapin kapitull të ri bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes

Haradinaj uron 250-vjetorin e krijimit të ushtrisë amerikane

Osmani: Japonia, partner kyç në shtetndërtimin e Kosovës

Hill: SHBA-ja nuk ndërhyn, Kosova dhe Serbia t’i zgjidhin vetë problemet

Policia shqiptoi për 24 orë, 1963 gjoba në trafik

Kosova Times December 9, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Sport

Kosova ka debutuar në Lojërat Paralimpike, Bytyçi renditet i 15-ti

Kosova Times Kosova Times August 31, 2024
Vapa mund të jetë e rrezikshme për zemrën: Nëse i ndjeni këto gjëra, kontaktoni menjëherë mjekun tuaj, mos e vononi!
Kaos mbeturinash në kryeqytet, Komuna e ‘Pastrimi’ fajësojnë njëra-tjetrën
Dyshohet se përdhunuan dy vajza në Berat, arrestohen dy të rinjtë
Sveçla: Burimi i sulmeve me armë zjarri është manastiri në Banjska të Zveçanit dhe përreth
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?