Sunday, June 14, 2026
HomeLajmeKosovëNjë 27-vjeçar humb jetën pas një përleshjeje mes dy familjeve në Prizren

Një 27-vjeçar humb jetën pas një përleshjeje mes dy familjeve në Prizren

Një person rreth 27 vjeç ka humbur jetën, ndërsa babai i tij ka mbetur i lënduar pas një përleshjeje që ka ndodhur mesditën e së dielës mes dy familjeve në fshatin Kobaj të Prizrenit.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, ka bërë të ditur për RTKlive se rasti është raportuar të dielën rreth orës 11:50.

Në përleshjen mes familjeve, për të cilat raportohet se janë në lidhje farefisnore, janë përdorur mjete të forta dhe një mjet i mprehtë.

“Si pasojë e lëndimeve të marra nga një mjet i mprehtë (thikë), ka humbur jetën një mashkull rreth 27 vjeç, ndërsa një person tjetër (babai i viktimës), mashkull rreth 57 vjeçar ka pësuar lëndime”, ka deklaruar Bytyqi.

Personat e dyshuar dhe familjarët e viktimës janë shoqëruar në Stacionin Policor në Prizren për intervistim dhe procedura të mëtejshme.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore, eprorët e Stacionit Policor në Prizren dhe përfaqësues të Drejtorisë Rajonale të Policisë.

Policia ka ndërmarrë masa shtesë sigurie për ruajtjen e rendit dhe parandalimin e ndonjë incidenti tjetër ndërmjet personave të përfshirë.

Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit po zhvillohen në koordinim me Prokurorin e Shtetit.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram