Një person ka ndërruar jetë si pasojë e lëndimeve të rënda të marra në një aksident trafiku që kishte ndodhur më 2 maj të këtij viti.
Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, viktima ishte duke u trajtuar në spitalin e Gjilanit që nga dita e aksidentit, por nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve të marra.
“Më 14.06.2026 është raportuar se ka ndërruar jetë viktima mashkull kosovar, i cili ishte duke u trajtuar si pasojë e lëndimeve të pësuara në një aksident trafiku që ka ndodhur më 02.05.2026”, thuhet në raportin e Policisë.
Lidhur me rastin, organet kompetente kanë ndërmarrë veprimet procedurale, ndërsa hetimet vazhdojnë.

