Monday, June 15, 2026
HomeSportPësoi debakël nga Suedia, Tunizia shkarkon trajnerin Lamouchi

Pësoi debakël nga Suedia, Tunizia shkarkon trajnerin Lamouchi

Federata e Futbollit të Tunizisë (FTF) raportohet se ka marrë vendimin për shkarkimin e trajnerit Sabri Lamouchi, pas humbjes së thellë 5-1 ndaj Suedisë në ndeshjen hapëse të Kupës së Botës 2026.

Sipas “The Guardian” dhe gazetarit Romain Molina të “New York Times”, drejtuesit e federatës tuniziane zhvilluan një takim urgjent menjëherë pas përfundimit të ndeshjes, ku u vendos ndërprerja e bashkëpunimit me tekniku.

Humbja ndaj Suedisë ishte një tjetër rezultat zhgënjyes për Tunizinë, e cila kishte pësuar më herët edhe një disfatë të rëndë 5-0 në miqësoren përgatitore ndaj Belgjikës, duke ngritur shqetësime serioze për formën e skuadrës para turneut.

FTF pritet të emërojë një trajner të ri në ditët në vijim, ndërsa skuadra do të përpiqet të stabilizojë situatën në një moment të vështirë të garës.

Tunizia do të rikthehet në fushë më 20 qershor, ku do të përballet me Japoninë në ndeshjen e dytë të grupit, një sfidë që shihet vendimtare për fatin e saj në turne.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram