Wednesday, July 8, 2026
HomeLajmeKosovëMurati: U ekzekutuan 100 eurot për punëtorët e sektorit privat

Murati: U ekzekutuan 100 eurot për punëtorët e sektorit privat

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, tha se janë ekzekutuar pagesat për punëtorët e sektorit privat që i plotësuan kriteret, si pjesë e masave të mbështetjes në kuadër të Pakos për Përballje me Inflacionin 2.0.

“Pagesat për përfituesit që kanë plotësuar kriteret për mbështetje të njëhershme të punëtorëve të sektorit privat, në kuadër të Pakos për Përballje me Inflacionin 2.0, tashmë janë ekzekutuar, ashtu siç patëm paralajmëruar”, ka shkruat Murati në Facebook.

Për studentët, ndërkaq, ai tha se komisioni vlerësues po vijon punën.

“Ndërkohë, për masën e mbështetjes së studentëve komisioni vlerësues po vijon punën dhe do t’ju njoftojmë sapo listat të jenë gati për ekzekutim”, tha ai.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram