Wednesday, June 17, 2026
HomeLajmeKosovëGërvalla: Sundimi i ligjit është forca e vërtetë e Republikës

Gërvalla: Sundimi i ligjit është forca e vërtetë e Republikës

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka vizituar Prokurorinë Themelore në Mitrovicë, ku është pritur nga ushtruesi i detyrës së kryeprokurorit, Njazi Rexha.

Sipas Gërvallës, në fokus të takimit ishte funksionimi institucional i sistemit prokurorial, si dhe puna dhe sfidat në garantimin e efikasitetit dhe koordinimit në trajtimin e lëndëve.

Ajo ka theksuar se reforma në drejtësi përmes pakos prej pesë ligjeve dhe nevoja për rritjen e llogaridhënies në sistemin prokurorial mbeten shtylla kyçe për forcimin e sundimit të ligjit dhe integritetit institucional.

“Ky proces kërkon bashkëpunim të ngushtë ndërinstitucional, si parakusht për rritjen e efikasitetit, llogaridhënies dhe besimit të qytetarëve në drejtësi”, ka deklaruar Gërvalla.

Sipas saj, shteti i së drejtës nuk ndërtohet me deklarata, por me vendosmërinë për ta zbatuar ligjin pa përjashtim.

“Kur askush nuk është mbi ligjin, Republika fiton forcën e saj më të madhe – besimin e qytetarëve. Sundimi i ligjit është forca e vërtetë e Republikës. Në Kosovë, ligji është standardi i vetëm i barazisë. Askush nuk guxon të jetë mbi ligjin”, ka theksuar Gërvalla.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram