Dymbëdhjetë persona janë intervistuar lidhur me dyshimet për falsifikim të rezultateve të votimit në dy qendra të ndryshme në Vushtrri dhe Skenderaj.
Sipas Policisë, në Vushtrri, të enjten, janë intervistuar shtatë të dyshuar për manipulim me votat nga zgjedhjet e 28 dhjetorit, dhe pesë të tjerë në Skenderaj.
Pas intervistimit, të gjithë janë liruar në procedurë të rregullt.
Pas evidentimit të mospërputhjeve gjatë procesit të numërimit në rajone të ndryshme të vendit, Prokuroria e Shtetit ka ndërmarrë hapa ligjorë për të verifikuar dyshimet për manipulim me vota dhe për të zbardhur rastet e raportuara.

