Saturday, June 20, 2026
HomeLajmeKosovëMaqedonci në Bruksel: Kosova rreshtohet me aleatët e NATO-s për Ukrainën

Maqedonci në Bruksel: Kosova rreshtohet me aleatët e NATO-s për Ukrainën

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka marrë pjesë në takimin e 35-të të Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës, i mbajtur në selinë e NATO në Bruksel.

Në këtë forum të nivelit të lartë, ku morën pjesë rreth 50 ministra të mbrojtjes nga vendet anëtare të NATO-s dhe shtetet partnere, u diskutuan zhvillimet e fundit të sigurisë dhe situata në Ukrainë, në dritën e sfidave të vazhdueshme që po përballet vendi.

Takimi u drejtua nga ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, me pjesëmarrjen e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, dhe Sekretarit të Mbrojtjes të Mbretërisë së Bashkuar, Dan Jarvis. Gjatë diskutimeve u rikonfirmua mbështetja e fuqishme dhe e pandërprerë për Ukrainën në mbrojtjen e sovranitetit, lirisë dhe integritetit të saj territorial përballë agresionit rus.

Në margjinat e takimit, Maqedonci zhvilloi takime dhe bisedime me zyrtarë të lartë të NATO-s dhe homologë nga vendet partnere, ku u diskutua për thellimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes dhe adresimin e sfidave aktuale të sigurisë.

Kosova vazhdon të mbetet e pozicionuar përkrah partnerëve dhe aleatëve të saj strategjikë, duke riafirmuar përkushtimin për paqen, stabilitetin dhe sigurinë globale.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram