Friday, June 19, 2026
HomeLajmeKosovëNgjarje e rëndë në Tale, mbyten në det dy vajza të mitura

Ngjarje e rëndë në Tale, mbyten në det dy vajza të mitura

Një ngjarje tragjike ka ndodhur pasditen e kësaj të premteje në bregdetin e Tales, ku dy të mitura, të moshave 9 dhe 11 vjeçe, kanë humbur jetën pasi janë mbytur duke u larë në det.

Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ndodhi në një zonë plazhi publik, e cila nuk administrohej nga ndonjë subjekt privat dhe nuk ishte nën menaxhim shtetëror. Trupat e pajetë të dy vajzave janë transportuar në morgun e Spitalit Rajonal të Lezhës.

Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po kryejnë veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj tragjedie.

“Rreth orës 12:50, në plazhin e Tales, dy shtetase të mitura, të moshave 9 dhe 11 vjeçe, dyshohet se janë mbytur duke u larë në det. Shërbimet e Policisë Kufitare dhe të DVP Lezhë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje. Në bashkëpunim me pushuesit, është bërë e mundur gjetja dhe nxjerrja e trupave të pajetë në breg. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon puna për zbardhjen e rrethanave të rastit”, thuhet në njoftimin e policisë.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram