By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Si po e zëvendëson gradualisht Rusia popullsinë ukrainase në territoret e pushtuara
July 20, 2025
Zelensky vendosi sanksione personale kundër Yulia Latynina
July 20, 2025
Paniku i një pjesë të PDK-së nga marrëveshja e mundshme Kurti-Limaj
July 20, 2025
Çeku: Rexhepagiqi artist i rrallë, koncerti i mbrëmshëm fantastik
July 20, 2025
Vetëvritet 62-vjeçari me armë zjarri në Prizren
July 20, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Musliu dhe Qalaj, PDK: VV po e bojkoton Projektligjin për Pensionet e Zyrtarëve Policorë, kërkojmë votimin e menjëhershëm të tij
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Musliu dhe Qalaj, PDK: VV po e bojkoton Projektligjin për Pensionet e Zyrtarëve Policorë, kërkojmë votimin e menjëhershëm të tij
Lajme

Musliu dhe Qalaj, PDK: VV po e bojkoton Projektligjin për Pensionet e Zyrtarëve Policorë, kërkojmë votimin e menjëhershëm të tij

Kosova Times
Last updated: 2022/12/14 at 1:47 PM
Kosova Times Published December 14, 2022
Share
SHARE

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu dhe Rashit Qalaj përmes një konference për media kanë akuzuar deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje për dështimin e Projektligjit për Pensionet e Zyrtarëve Policorë në Komisionin për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes.

Deputetja Ganimete Musliu tha bojkotimi i këtij projektligji nga ana e partisë në pushtet po ndodh sepse këtë projektligj e ka hartuar Partia Demokratike e Kosovës.

“Sot përmes kësaj konference kemi dalë që ta shprehim shqetësimin tonë të thellë lidhur me dështimin tri herë radhazi të Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, për të proceduar me Projektligjin Nr.08/L-160 që rregullon Pensionet e Zyrtarëve Policorë të Policisë së Kosovës dhe Punonjësit e Inspektoratit Policor të Kosovës me autorizime policore. Që nga 17 Nëntori 2022, me bojkotimin e Lëvizjes Vetëvendosje në tri mbledhje radhazi është pamundësuar kourumi që të votohet në parim ky projektligj dhe ti dergohet seancës. Ky bojkotim i partisë në pushtet erdhi vetëm nga inati se këtë projektligj për Policinë e Kosovës e ka hartuar Partia Demokratike e Kosovës”, tha ajo.

Musliu njoftoi se me këtë projektligj janë propozuar katër lloje të pensioneve : i rregullt, invalidor, familjar dhe vullnetar.

“Përmes tij, do të rregullohen dhe përcaktohen kushtet dhe kriteret për garantimin e pensioneve, llojet e pensioneve, si dhe përcakton kategorizimin e pensioneve për pensionin për zyrtarët policor të Policisë së Kosovës dhe punonjësit e Inspektoratit Policor të Kosovës me autorizime policore dhe familjarët e tyre. Me këtë Projektligj janë propozuar katër lloje të pensioneve dhe atë: Pensioni i rregullt, invalidor, familjar dhe vullnetar”, tha ajo.

PDK i ka bërë thirrje Qeverisë Kurti dhe deputetëve të Vetëvendosjes që t’i lënë anash inatet politike dhe ta mbështesin miratimin e këtij projektligji në Kuvendin e Kosovës.

“Kurajë dhe angazhimi që ata kanë treguar së fundmi është tregues i qartë se ne kemi zyrtarë të gatshëm për të garantuar funksionimin e shtetit ligjor në tërë territorin tonë. Por, gjithçka që u duhet është mbështetja e parezervë e Qeverisë së Kosovës ndaj tyre. Mosplotësimi i tërësishëm i nevojave dhe kërkesave të Policisë së Kosovës deri më tani është shqetësues. Ne kërkojmë që urgjentisht dhe pa vonesa, Qeveria të siguroj gjithçka që duhet, që policët tanë të kenë kushtet e nevojshme për të zbatuar rendin dhe ligjin në pjesën veriore të Kosovës”, theksoi Musliu.

Ndërkaq, deputeti Rashit Qalaj tha se PDK do të insistojë që ky projekligj të kalojë.

“Ky ligj t’i mundësojë Policisë së Kosovë që t’i rris kapacitetet operacionale të saj gjithmonë duke pasur në konsideratë që policët e Kosovës që janë në moshë të shtyrë dhe ata me sëmundje të rënda të dalin sa më shpejtë në pension, ta kenë një pension të dinjitetshëm dhe gradualisht me pensionimin e tyre të rekrutohen gjenerata të reja të kadetëve policorë në Policinë e Kosovës”, tha Qalaj.

Po ashtu, PDK kërkon që Qeveria të mendojë urgjentisht për sigurimin jetësor dhe sigurimin shëndetësor të Policisë së Kosovës.

“Përvec Ligjit për Pensionim të Parakohshëm të mendojë urgjentisht për sigurimin jetësor dhe sigurimin shëndetësor, gjithmonë duke pasur parasysh gjendjen që e kemi sot, angazhimin e Policisë sidomos në komunat veriore të vendit, angazhimin e tyre me orar të zgjatur dhe në kushte shumë të rrezikshme për jetën dhe shëndetin e tyre”, theksoi Qalaj. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Çeku: Rexhepagiqi artist i rrallë, koncerti i mbrëmshëm fantastik

Vetëvritet 62-vjeçari me armë zjarri në Prizren

Kanosin gruan për prishje të imazhit në Gjakovë, arrestohen dy të dyshuarit

Sekuestrohen barna të kontrabanduara mbi 4 mijë euro në Gjilan e Viti

Moszbatimi i Ligjit për çmimin e barnave, ankohen qytetarët

Kosova Times December 14, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Akuza të rënda ndaj Orbanit: “Po bën lojë të dyfishtë! Ai flet kundër emigrantëve dhe i lë të kalojnë kufirin masivisht

Kosova Times Kosova Times October 25, 2023
Vriten tre persona në Bosnjë, dorasi kryen vetëvrasje
Italia në prag të formimit të Qeverisë së re
Kimi zotohet se më 2024 do të lëshojë më shumë satelitë dhe prodhojë më shumë armë bërthamore
Rusia i dha një tjetër goditje objekteve energjetike të Ukrainës
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?