Policia e Kryeqytetit ka arrestuar një 24-vjeçar i cili ishte në kërkim nga organet e drejtësisë.
Sipas policisë, i njëjti ishte i dënuar me burgim për veprat penale “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Pas arrestimit, ai është dërguar për vuajtjen e dënimit, ndërsa njësitet relevante policore kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme procedurale lidhur me rastin.

