Me rastin e vdekjes së kolegut Robert Bacaj, menaxhmenti i RTK-së i ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjes Bacaj, kolegëve, miqve dhe të gjithë atyre që ndajnë dhimbjen për humbjen e tij.
Në telegram thuhet se Roberti ishte një profesionist i jashtëzakonshëm, punëtor i palodhshëm dhe një ndër regjisorët më të vlerësuar që Radio Televizioni i Kosovës ka pasur ndër vite. Me përkushtimin, kreativitetin dhe profesionalizmin e tij, ai dha një kontribut të çmuar në zhvillimin e RTK-së, duke lënë gjurmë të pashlyeshme në institucionin tonë.
Letër Ngushëllimi
Me pikëllim të thellë dhe dhimbje të madhe morëm lajmin për ndarjen e parakohshme nga jeta të kolegut tonë të çmuar, Robert Bacaj. Roberti ishte një profesionist, punëtor i palodhshëm dhe një nga regjisorët më të vlerësuar që Radio Televizioni i Kosovës ka pasur ndër vite.
Me punën dhe kontributin e tij, ai ka lane gjurmë të pashlyeshme në institucionin tonë dhe në kujtesën e të gjithë atyre që patën fatin ta njohin dhe të bashkëpunojnë me të.
Në emër të Radio Televizionit të Kosovës dhe të menaxhmentit, i shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes Bacaj, kolegëve, miqve dhe të gjithë atyre që ndajnë dhimbjen për humbjen e tij.
I përjetshëm qoftë kujtimi për Robert Bacajn.

