Thursday, June 25, 2026
HomeLajmeKosovëAksion në qendra masazhi: Mbyllen dy në Gjakovë e një në Rahovec

Aksion në qendra masazhi: Mbyllen dy në Gjakovë e një në Rahovec

Janë mbyllur tri qendra masazhi, prej të cilave dy në komunën e Gjakovës dhe një në komunën e Rahovecit, si pasojë e mungesës së dokumentacionit të nevojshëm dhe mosrespektimit të orarit të punës.

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit bashkë me Inspektoratin Qendror të Mbikëqyrjes së Tregut, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe Inspektoratin Qendror të Punës, gjatë ditëve të fundit ka realizuar 98 inspektime të përbashkëta në qendrat e masazhit dhe lokalet e muzikës në gjithë vendin.

“Po ashtu, IQMT ka shqiptuar pesë gjoba ndaj subjekteve që nuk kanë prezantuar dokumentacionin e kërkuar gjatë procesit të inspektimit. Me qëllim të garantimit të ushtrimit të ligjshëm të veprimtarive ekonomike  dhe respektimit të legjislacionit në fuqi, IQMT, në bashkëpunim me institucionet përgjegjëse, do të vazhdojë organizimin e aksioneve të përbashkëta inspektuese në të gjithë vendin”, thuhet në njoftim të MINTI-t.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram