Saturday, June 27, 2026
HomeLajmeKosovë3.480 nxënës sot i nënshtrohen Testit të Arritshmërisë në Prishtinë

3.480 nxënës sot i nënshtrohen Testit të Arritshmërisë në Prishtinë

Sot zhvillohet Testi i Arritshmërisë për nxënësit e klasave të nënta në Kosovë. Në Komunën e Prishtinës, këtij procesi do t’i nënshtrohen gjithsej 3.480 nxënës.

Përmes një njoftimi, Drejtoria e Arsimit në Komunën e Prishtinës ka bërë të ditur se janë ndërmarrë përgatitjet e nevojshme për zhvillimin e testit, duke u uruar nxënësve mbarësi gjatë procesit të testimit.

Po ashtu, Drejtoria ka shprehur vlerësim për administruesit dhe stafin e angazhuar, duke u dëshiruar punë të mbarë në mbarëvajtjen e procesit.

Testi i Arritshmërisë është pjesë e vlerësimit të njohurive të fituara nga nxënësit gjatë arsimit të mesëm të ulët dhe organizohet nga institucionet përgjegjëse të arsimit në Kosovë.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram