Shërbimi Meteorologjik Danez njoftoi sot, të shtunën, se regjistroi temperaturën më të lartë që nga fillimi i regjistrimeve meteorologjike.
“Me 36.6 gradë Celsius, në pjesën veriore të Odenses, përjetuam ditën më të nxehtë të regjistruar ndonjëherë që nga fillimi i regjistrimeve meteorologjike në vitin 1874”, tha shërbimi meteorologjik në një deklaratë.

