Sunday, June 28, 2026
HomeLajmeBotëRrëzohet aeroplani në Francë, humbin jetën 11 persona

Rrëzohet aeroplani në Francë, humbin jetën 11 persona

11 persona humbën jetën kur një aeroplan i vogël u rrëzua të dielën në qytetin Tomblaine, në verilindje të Francës, njoftoi prefektura lokale.

Aeroplani i përkiste një shkolle të hedhjeve me parashutë. Në aksident humbën jetën piloti dhe të gjithë 10 pasagjerët – pesë kursantë dhe pesë instruktorë, bëri të ditur prefektura.

Ministri i Brendshëm i Francës ishte nisur drejt vendit të ngjarjes, njoftoi Ministria e Brendshme.

Prefekti rajonal, Yves Seguy, deklaroi për televizionin BFM se aeroplani dukej se kishte pësuar dëmtime para se të binte pothuajse vertikalisht në tokë. Aksidenti ndodhi në një zonë të banuar, pranë një qendre tregtare, raporton Reuters.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram