Një helikopter i operuar nga gjiganti saudit i naftës Aramco u rrëzua në Ras Tanura të dielën, duke vrarë 14 persona, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve SPA, raporton Anadolu.
Të gjithë të vdekurit ishin shtetas sauditë, njoftoi SPA, duke cituar një burim zyrtar nga Ministria Saudite e Energjisë.
Një hetim është duke u zhvilluar për të përcaktuar shkakun e aksidentit.
Ras Tanura, i vendosur në bregdetin lindor të Arabisë Saudite përgjatë Gjirit Persik, është një nga qendrat kryesore të rafinimit dhe eksportit të naftës në mbretëri.

