Sunday, September 13, 2026
HomeLajmeKosovëAksident trafiku në pikëkalimin kufitar në Vërmicë,vdes polici Rexhep Gashi

Aksident trafiku në pikëkalimin kufitar në Vërmicë,vdes polici Rexhep Gashi

Një aksident trafiku me pasojë vdekje ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit të së dielës, rreth orës 02:30, në afërsi të pikëkalimit kufitar në Vërmicë të Komunës së Prizrenit.

Sipas Policisë së Kosovës, viktimë e këtij aksidenti është polici Rexhep Gashi, 59-vjeç nga Malisheva, i cili ishte i angazhuar në detyrë në pikën kufitare në Vërmicë.

“Aksidenti ka ndodhur gjatë kohës kur polici ishte duke patrulluar në këmbë pranë pikë-kalimit kufitar dhe në një moment ka tentuar të kalojë rrugën. Në atë çast, nga drejtimi Prizren – Vërmicë, ka ardhur një automjet i cili, duke mos përshtatur shpejtësinë me kushtet e rrugës, e ka goditur viktimën me pjesën e përparme të automjetit. Si pasojë, këmbësori ka mbetur i vdekur në vendin e ngjarjes, ndërsa në veturë janë shkaktuar dëme materiale”, ka njoftuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

Sipas tij, vdekja e viktimës është vërtetuar nga ekipi i emergjencës që ka dalë në vendin e ngjarjes, derisa i pranishëm ka qenë edhe prokurori kujdestar.

“Përveç hetuesve nga Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor të Prizrenit (NJRTRR), në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe eprorë të lartë policorë. Me urdhër të prokurorit, kufoma është dërguar në IML për autopsi, ndërsa ngasësi i automjetit të dyshuar, D.D., mashkull rreth 28 vjeçar, shtetas i Republikës së Shqipërisë, është ndaluar në mbajtje për 48 orë”, ka shtuar Bytyqi.

Ai ka bërë të ditur se ky rasti i është referuar për procedura të mëtejme Prokurorisë Themelore në Prizren.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram