Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK), të martën vendi do të përfshihet nga mot i vranët me intervale me diell.
Gjatë pjesës së dytë të ditës pritet shtim i vranësirave, të cilat vende-vende do të krijojnë kushte për reshje lokale shiu.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15 dhe 18 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale do të arrijnë nga 32 deri në 35 gradë Celsius.
Era do të fryjë nga verilindja me shpejtësi prej 1 deri në 10 metra në sekondë.

