Tuesday, June 30, 2026
HomeSportMaroku eliminon Holandën, vazhdon ëndrrën në Botërorin 2026

Maroku eliminon Holandën, vazhdon ëndrrën në Botërorin 2026

Maroku ka siguruar një vend në mesin e 16 skuadrave më të mira të Kupës së Botës 2026, pasi mposhti Holandën 3-2 pas ekzekutimit të penalltive, pas barazimit 1-1 në 120 minuta në stadiumin “Estadio Monterrey”.

Ndeshja nisi me ritëm të lartë dhe shumë duele fizike, ndërsa të dyja skuadrat kërkuan golin që në minutat e para. Holandezët kontrolluan më shumë topin, por rastet më të rrezikshme i krijoi Maroku. Portieri Bart Verbruggen u shfaq vendimtar me dy pritje spektakolare, fillimisht ndaj Neil El Aynaouit dhe më pas ndaj një goditjeje të fuqishme të Achraf Hakimit.

Edhe pjesa e parë vazhdoi me intensitet të madh, por pa gola. Micky van de Ven iu afrua avantazhit për Holandën, ndërsa Ismael Saibari nuk arriti të devijonte një krosim të rrezikshëm të Hakimit në kohën shtesë të pjesës së parë.

Maroku ishte skuadra më këmbëngulëse edhe pas pushimit. Ayyoub Bouaddi dhe Brahim Diaz shpërdoruan raste të mira, ndërsa Hakimi goditi traversën me një predhë nga distanca.

Megjithatë, ishte Holanda ajo që kaloi në epërsi në minutën e 71-të. Pas një asistimi të Ëout Ëeghorst, Crysencio Summerville shërbeu për Cody Gakpon, i cili realizoi me një goditje të saktë për 1-0.

Kur gjithçka dukej se po shkonte drejt fitores së “Tulipanëve”, Maroku barazoi në minutat shtesë. Chemsdine Talbi harkoi në zonë, ndërsa Issa Diop realizoi me kokë për 1-1, duke dërguar sfidën në vazhdime.

Në kohën shtesë nuk munguan emocionet. Verbruggen realizoi një pritje të jashtëzakonshme ndaj Soufiane Rahimit, duke mbajtur Holandën në lojë, por asnjëra skuadër nuk arriti të gjente golin e fitores.

Fituesi u vendos nga penalltitë, ku Maroku tregoi më shumë qetësi. Neil El Aynaoui gaboi fillimisht për afrikanët, por Justin Kluivert humbi menjëherë avantazhin për Holandën. Më pas Quinten Timber goditi jashtë, ndërsa edhe Summerville u ndal nga Yassine Bounou. Edhe Hakimi humbi një penallti, por në fund Ismael Saibari realizoi goditjen vendimtare, duke vulosur triumfin 3-2 të Marokut.

Me këtë fitore, Maroku avancon në fazën e 1/8 së finales dhe vazhdon ëndrrën në Kupën e Botës 2026, ndërsa Holanda i jep fund serisë prej 11 ndeshjesh pa humbje në garat zyrtare.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram