Tuesday, June 30, 2026
HomeLajmeKosovëDy të dyshuar dorëzohen në polici, dërgohen në mbajtje për tentimvrasje

Dy të dyshuar dorëzohen në polici, dërgohen në mbajtje për tentimvrasje

Dy persona të dyshuar janë arrestuar në lidhje me rastin e “Vrasjes së rëndë në tentativë” dhe “Mbajtjes në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, që kishte ndodhur në rrugën “Ahmet Krasniqi” në Prishtinë.

Sipas Policisë, më 29 qershor 2026, dy të dyshuarit, të shoqëruar nga avokatët e tyre mbrojtës, janë paraqitur në stacionin policor.

Njëri prej tyre ka dorëzuar një armë zjarri (pistoletë), e cila dyshohet se është përdorur në rastin e ndodhur më 16 prill 2026, rreth orës 03:47.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë arrestuar dhe janë dërguar në mbajtje, ndërsa hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram