Thursday, May 28, 2026
HomeLajmeKosovëMoti në fundjavë me diell dhe vranësira

Moti në fundjavë me diell dhe vranësira

Instituti Hidrometeorologjik ka bërë të ditur se moti në fundjavë do të jetë me diell dhe vranësira. IHMK njofton se për të shtunën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.

Sipas IHMK, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -4 deri -2 gradë Celsius, ndërkaq ato maksimale nga 13 deri në 13-16 gradë.

Era do të fryjë nga veriperëndimi me shpejtësi 1-3m/s.

Ndërkaq, për të dielën parashikohet të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët.

IHMK njofton se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -3 deri -1 gradë Celsius, ndërkaq ato maksimale nga 14-16 gradë Celsius.

Era do të fryjë nga drejtimi i verilindjes, me shpejtësi 1-5m/s. 

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram