By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Një shtetas rus është ndaluar në Izrael me dyshimin për spiunazh për Iranin
December 19, 2025
Ekipet ukrainase, amerikane dhe evropiane do të zhvillojnë bisedime të reja në SHBA të premten
December 19, 2025
Brukseli mposht Brukselin
December 19, 2025
Masat e BE-së ndaj Kosovës u hoqën sepse triumfuan faktet dhe dështoi propaganda
December 19, 2025
Putin flet për NIS për herë të parë – I dërgoi një mesazh Vuçiçit: Serbia duhet të përmbushë detyrimet e saj
December 19, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Veriu “Nyje Gordiane”!
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Opinion > Veriu “Nyje Gordiane”!
Opinion

Veriu “Nyje Gordiane”!

Kosova Times
Last updated: 2022/12/23 at 11:30 AM
Kosova Times Published December 23, 2022
Share
SHARE

Shkruan: Florim ZEQA 

Po hyjmë në javën e tretë të barrikadimit të plotë të Veriut nga serbët lokal dhe asnjë veprim për zhbllokimin e asaj pjese nga politik-bërja kosovare! Sikurse “Nyja Gordiane” në mitologjinë greke që ishte një lidhje e komplikuar, edhe Veriu i vendit është kthyer në një problem kompleks dhe të pazgjidhshëm. 

Historia e “Nyjës Gordiane”

“Nyja Gordiane”, një term i përdorur për të përshkruar një problem kompleks dhe të pazgjidhshëm, e ka zanafillën që nga periudha e kohës antike, përkatësisht nga epoka e Aleksandërit të Madh.

Sipas legjendës, Phrygian-ët, që jetonin në Turqinë qendrore të sotme, ishin sugjeruar nga Orakulli që të bënin mbret njeriun e parë që do të shkonte në qytet me një qerre, fati e deshi që ky burrë të ishte një fshatar i varfër, Gordiani (Gordius).

Pas kurorëzimit, Gordiusi ia dedikoi qerren Zeusit dhe e lidhi në një shtyllë jashtë tempullit me lëvore thane që forcohej me kohën. Thuhej që kushdo që zgjidhte nyjën do të pushtonte Azinë.

Në vitin 333, pushtuesi maqedonas marshoi me ushtrinë e tij në kryeqytetin Phrygian të Gordium, Turqia e ditëve të sotme.

Me të arritur në qytet, ai gjeti qerren e lashtë të lidhur me disa nyje që ishin të lidhura aq fort dhe në mënyrë të ngatërruar sa ishte e pamundur të zgjidheshin!

Megjithatë, Aleksandërit të Madh i lindi ideja, kureshtja dhe dëshira e zjarrtë për të zgjidhur “Nyjën Gordiane”.

Pasi u mundua për një kohë të gjatë, por pa sukses për ta zgjidhur nyjën, për një moment u kthye nga turma dhe tha: “Nuk ka asnjë rëndësi mënyra sesi duhet të zgjidhet” dhe menjëherë nxori shpatën duke e bërë copë-copë nyjën me një goditje të vetme.

Mirëpo sipas një versioni tjetër mitologjik thuhet, se Aleksandri i Madh nyjën e kishte zgjidhur nëpërmjet një gjilpërë!

Mirëpo, pavarësisht faktit se në çfarë mënyrë e zgjodhi nyjën, mbreti i ri u duartrokit si njeriu që zgjodhi “Nyjën Gordiane”.

Veriu në pritje të Gordianit 

Nga ajo kohë, shprehja “Nyjë Gordiane” ka hyrë në fjalorin popullor dhe politik, për të treguar pengesat e ndërlikuara, apo vështirësitë e pazgjidhshme nga qytetarët dhe politikanët. Ndryshe, prerja e “Nyjës Gordiane” përdoret si metaforë për të përshkruar një zgjidhje kreative apo vendimtare për një problem në dukje të pazgjidhshëm dhe të pakapërcyeshëm!

Shprehja “Nyja Gordiane” është përdorur mjaft shpesh përgjatë dekadave të fundit dhe deri në ditët e sotme nga politikanët dhe analistët në kuptimin si çështje që kërkon zgjidhje, përderisa shqiptarët e pjesës veriore të Kosovës e kërkojnë pandërprerë zgjidhjen e kësaj çështje për t’u kthyer në pronat dhe shtëpitë e tyre.

Barrikadat nuk janë risi në Veriun e vendit, ato si të tilla ekzistojnë që 23 vjet. Ndryshon vetëm në koha dhe përmbajtja e tyre.

Sikur të ishte e lehtë heqja e barrikadave dhe zgjidhja e problemit të veriut të vendit në veçanti, asnjëra nga qeveritë paraprake nuk do t’ua lente barrë në qafë qeverive pasuese, por do t’i merrte meritat historike siç e kanë zakon të thonë e bëjnë politikanët tonë fjalë shumë e punë pak.

Mirëpo edhe pas 23 vjetëve në liri dhe 15 vjetësh të Pavarësisë së Kosovës, Veriu i vendit ka mbetur “Nyje Gordiane” për politikanët kosovarë, nyje e lidhur fort dhe keq. Shpata është në dorën e atyre që e lidhën nyjën, pra në dorën e ndërkombëtarëve, për t’i hequr një herë e përgjithmonë vargonjtë serbosllav nga qafa (Veriu) e Kosovës.

You Might Also Like

Brukseli mposht Brukselin

Ja pse Lista Serbe po Kundërshtohet edhe nga Vetë Serbët e Kosovës!

“PS-ja në pushtet prej vitesh, forcë politike apo organizatë e konsumuar”?

30 Vjet Pas Daytonit – Mësime për Sot

Partitë politike që veprojnë kundër shtetit të Kosovës duhet të përjashtohen nga zgjedhjet e 28 dhjetorit

Kosova Times December 23, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Osmani takoi kryeministrin holandez, diskutojnë për integrimin e Kosovës

Kosova Times Kosova Times July 19, 2024
Kërkohet paraburgim ndaj të dyshuarëve për vrasjen në Gjilan
Izraeli kryen sulm të madh në Teheran: Goditen spitali dhe televizioni shtetëror, tymi mbulon pjesën më të madhe të qytetit
Benzema largohet nga Real Madridi, klubi e falënderon për kontributin
Murati: Kushtetuta njeh edhe mundësinë e votimit të fshehtë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?