Sunday, July 5, 2026
HomeLajmeKosovëKonfiskohen tri motosharra gjatë aksionit për mbrojtjen e pyjeve në Kaçanik

Konfiskohen tri motosharra gjatë aksionit për mbrojtjen e pyjeve në Kaçanik

Në kuadër të aktiviteteve operative për mbrojtjen e pyjeve, Policia e Kosovës ka trajtuar një rast të dyshuar të vjedhjes së pyllit në rajonin e Kaçanikut.

Sipas njoftimit të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Ferizaj, njësitet policore kanë hasur një automjet pikap me targa vendore, ku një person i dyshuar ishte duke prerë dru me motosharre dhe duke i përgatitur për transport.

Me urdhër të prokurorit të shtetit është iniciuar rasti “Vjedhje e pyllit”, ndërsa i dyshuari, pas intervistimit, është liruar në procedurë të rregullt. Automjeti i tij është liruar, ndërsa motosharra është konfiskuar si provë materiale.

Gjatë kontrollit në terren, policia ka identifikuar edhe dy automjete të tjera pikap me targa vendore, drejtuesit e të cilëve posedonin motosharra. Edhe në këto raste automjetet janë liruar, ndërsa motosharrat janë konfiskuar.

Përveç kësaj, ndaj drejtuesve të tri automjeteve janë shqiptuar gjoba për kundërvajtje, pasi automjetet drejtoheshin me regjistrim të skaduar.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram