By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Hakerët iranianë kryejnë sulm kibernetik në Tiranë
June 26, 2025
Tarashaj: Turizmi në Prizren 2024-2025 ka ngritje të vizitorëve deri në 30%
June 26, 2025
Aksident rrugor në Rumani: Autobusi ukrainas përmbyset me 55 pasagjerë
June 26, 2025
Detaje të reja të zbuluara rreth dasmës së Meghan Markle dhe Princit Harry: Shumë të ftuar nuk e njihnin fare njëri-tjetrin
June 26, 2025
IKSHPK-ja me rekomandime për sigurinë e ushqimeve
June 26, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: ShBA: Grupi Wagner ka pranuar armë nga Koreja e Veriut
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > ShBA: Grupi Wagner ka pranuar armë nga Koreja e Veriut
Ballina 2Rajon / Botë

ShBA: Grupi Wagner ka pranuar armë nga Koreja e Veriut

Kosova Times
Last updated: 2022/12/23 at 11:41 AM
Kosova Times Published December 23, 2022
Share
SHARE

Shtëpia e Bardhë tha të enjten se grupi Wagner, një kompani private ushtarake ruse, ka marrë një dërgesë armësh nga Koreja e Veriut për t’i ndihmuar forcat e saj që luftojnë krah për krah me trupat ruse në Ukrainë.

Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, John Kirby, tha se zyrtarët e inteligjencës amerikane përcaktuan se Koreja e Veriut përfundoi një dërgesë fillestare të armëve që përfshinte raketa, muajin e kaluar.

“Ne vlerësojmë se sasia e materialit të dorëzuar te Wagner-i nuk do të ndryshojë dinamikën e fushëbetejës në Ukrainë. Por, ne sigurisht jemi të shqetësuar që Koreja e Veriut po planifikon të dërgojë më shumë pajisje ushtarake”, tha Kirby.

Të premten, Koreja e Veriut mohoi kategorikisht se kishte dërguar municione në Rusi, duke e quajtur akuzën e ShBA-së për dërgesën e armëve në Rusi “teori e pabazë” e përgatitur nga “disa forca të pandershme”.

Shtëpia e Bardhë ka alarmuar për përfshirjen në rritje të Wagner-it në luftë, pasi pjesëtarë të tij kanë qenë sidomos aktivë në rajonin lindor të Donbasit.

Kirby tha se në disa raste zyrtarët ushtarakë rusë madje kanë qenë “në varësi të komandës së Wagner-it”.

Zyrtarët e administratës Biden thanë se me shitjet e armëve për grupin ushtarak privat, Koreja e Veriut po shkel sanksionet e OKB-së që ndalojnë Phenianin të importojë ose eksportojë armë.

Ambasadorja Linda Thomas-Greenfield, e dërguar e ShBA-së në Kombet e Bashkuara, e quajti “të neveritshme” që Rusia, një anëtare e përhershme me të drejtë vetoje të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, e cila vendosi sanksionet, tani po përdor armë të blera nga Koreja e Veriut dhe Irani “për të vazhduar luftën e saj kundër Ukrainës”.

Një zëdhënës i paidentifikuar në Ministrinë e Jashtme të Koresë së Veriut tha në një deklaratë të transmetuar nga media shtetërore se shteti “mbetet i pandryshuar në qëndrimin e tij parimor për çështjen e “dërgesave të armëve” midis (Koresë së Veriut) dhe Rusisë, gjë që nuk ka ndodhur kurrë”.

Zëdhënësi nuk përmendi vlerësimin e ShBA-së të së enjtes, se Koreja e Veriut i dërgoi një sasi armësh grupit Wagner.

Por, ai akuzoi ShBA-në për “akte kriminale që sjellin gjakderdhje dhe shkatërrim në Ukrainë” ndërsa përsëriti mbështetjen e saj ndaj Rusisë në luftë.

“Dua të them se populli rus është populli më i guximshëm me vullnetin dhe aftësinë për të mbrojtur sigurinë dhe integritetin territorial të vendit të tij pa mbështetjen ushtarake të të tjerëve”, tha ai.

Kirby tha se ShBA-ja tani vlerëson se Wagner ka rreth 50.000 persona që luftojnë në Ukrainë, duke përfshirë 10.000 kontraktorë dhe 40.000 të dënuar që kompania ka rekrutuar nga burgjet.

ShBA-ja vlerëson se Wagner-i, në pronësi të Yevgeny Prigozhin, një aleat i presidentit rus, Vladimir Putin, po shpenzon rreth 100 milionë dollarë në muaj në luftë, tha Kirby.

Mercenarët e Grupit Wagner janë akuzuar, gjithashtu, nga vendet perëndimore dhe ekspertët e OKB-së për shkelje të shumta të të drejtave të njeriut në të gjithë Afrikën, duke përfshirë Republikën e Afrikës Qendrore, në Libi dhe në Mali.

Wagner është përballur me sanksionet e ShBA-së që nga viti 2017. Departamenti i Tregtisë zbuloi të mërkurën kufizime të reja të eksportit që shënjestërojnë Wagner-in në një përpjekje për të kufizuar më tej qasjen e tij në teknologji dhe furnizime.

You Might Also Like

Aksident rrugor në Rumani: Autobusi ukrainas përmbyset me 55 pasagjerë

Autobusi plot me studentë del nga rruga dhe bie në lumë në Angli

Lavrov: Ora e Kiametit është shumë afër mesnatës

Prokuroria Speciale konfirmon intervistimin e Martin Berishajt

Aktivitet i pazakontë në Fordow përpara sulmit amerikan. Trump: Ata u përpoqën të mbulonin pusetën

Kosova Times December 23, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Aktakuzë ndaj tre të pandehurve për rastin “KEK”-ut

Kosova Times Kosova Times December 30, 2024
Brenda asaj që ka mbetur në Avdivkan e pushtuar nga Rusia
Mediet serbe raportojne per kapjen e nje spiuni serb per llogari te shqiptareve
KPK-ja dënon gjuhën kërcënuese të Ministres Haxhiu, të përdorur sot ndaj Prokurorit Beqiri
Escobar: Nënshkrimi ose jo i marrëveshjeve nuk ndikon tek detyrimi për zbatimin e tyre
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?