ATSH/Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se vendi ynë ditën e diel do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme me mbizotërim të motit të kthjellët në të gjithë territorin.
Era do të fryjë e me drejtim kryesor veriperëndim – veriperëndim me shpejtësi mesatare 8m/s, ndërsa në lugina, male dhe bregdet, kryesisht veriperëndim era pritet të fitojë shpejtësi deri 14m/s, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-3ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat | Siglat |
| Shkodër | 18/33 | Diell |
| Kukës | 14/30 | Diell |
| Lezhë | 17/33 | Diell |
| Dibër | 12/30 | Diell |
| Durrës | 19/34 | Diell |
| Tiranë | 20/35 | Diell |
| Elbasan | 19/35 | Diell |
| Berat | 17/35 | Diell |
| Vlorë | 20/34 | Diell |
| Korçë | 13/28 | Diell |
| Gjirokastër | 15/35 | Diell |
| Sarandë | 20/34 | Diell |

