Qumështorja Vita ka njoftuar se, sipas rezultateve të përcjella nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, produktet e saj të qumështit nuk përmbajnë qumësht pluhur dhe as vaj palme.
Sipas Qumështores Vita, pas përfundimit të protestës së fermerëve më 06.07.2026, AUVK i ka përcjellë një email me rezultatet e mostrave të produkteve të saj, ku rezulton se produktet e Qumështores Vita nuk përmbajnë qumësht pluhur dhe nuk përmbajnë vaj palme.
Qumështorja Vita ka bërë të ditur se gjatë një takimi ndërmjet përfaqësuesve të fermerëve, ministrit dhe përfaqësuesve të kompanisë, është dakorduar që të vazhdojë përkohësisht mbledhja e qumështit nga fermerët.
Sipas Qumështores Vita, ky vendim është marrë për hir të fermerëve dhe për shkak se ministri Muja ka premtuar se rezultatet e analizave të mostrave të marra më 02.07.2026 do të publikohen jo më larg se 13.07.2026, deri kur Qumështorja Vita do të vazhdojë mbledhjen e qumështit.
Qumështorja Vita thekson se mbetet e përkushtuar për cilësinë e produkteve dhe besimin e konsumatorëve, duke falënderuar konsumatorët për besimin dhe mbështetjen ndër vite.

