Wednesday, July 8, 2026
HomeLajmeKosovëPolicia shqipton 57 gjoba dhe sekuestron 10 motoçikleta në Prishtinë

Policia shqipton 57 gjoba dhe sekuestron 10 motoçikleta në Prishtinë

Në kuadër të planit operativ “Kontrolli i Motoçikletave”, njësitet policore të Drejtorisë së Policisë së Kryeqytetit po vazhdojnë zbatimin e aktiviteteve të shtuara me qëllim të rritjes së sigurisë në trafik dhe garantimit të rendit e qetësisë publike.

Sipas njoftimit të Policisë, vetëm gjatë ditës së djeshme janë shqiptuar 57 gjoba ndaj drejtuesve të motoçikletave për kundërvajtje të ndryshme në trafik, përfshirë edhe gjoba për prishje të rendit dhe qetësisë publike.

Po ashtu, gjatë së njëjtës periudhë janë sekuestruar 10 motoçikleta.

Policia e Kryeqytetit ka bërë të ditur se do të vazhdojë zbatimin e këtij plani operativ edhe në ditët në vijim, me fokus parandalimin e kundërvajtjeve, rritjen e sigurisë rrugore dhe garantimin e rendit e qetësisë publike.

Policia u bën thirrje të gjithë drejtuesve të motoçikletave që të respektojnë rregullat e trafikut dhe legjislacionin në fuqi.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram