By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Turqia dhe Egjipti do të zhvillojnë stërvitje të përbashkëta ushtarake detare për herë të parë në 13 vjet
September 19, 2025
Flutura Açka, Shaban Sinani dhe Aleksandër Çipa nderohen me çmimin prestigjioz “Sami Frashëri”
September 19, 2025
Trump dhe Xi folën në telefon, tema ishte TikTok
September 19, 2025
BE-së vendos, ndalimin e plotë te importit të LNG-së
September 19, 2025
Estonia: Tre avionë luftarakë rusë shkelën hapësirën ajrore
September 19, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: KFOR-i heton të shtënat afër patrullës në Zubin Potok
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > KFOR-i heton të shtënat afër patrullës në Zubin Potok
Ballina 1Lajme

KFOR-i heton të shtënat afër patrullës në Zubin Potok

Kosova Times
Last updated: 2022/12/26 at 3:13 PM
Kosova Times Published December 26, 2022
Share
SHARE

Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, ka bërë të ditur se është duke e hetuar atë që e ka quajtur “incident jodirekt zjarri” më 25 dhjetor, kur u raportua për të shtëna afër një patrulle të KFOR-it në Zubin Potok – njëra nga katër komunat e banuar me shumicë serbe në veri të Kosovës.

KFOR-i e kishte konfirmuar këtë incident mbrëmjen e së dielës, ndërsa të hënën ritheksoi se nuk ka pasur të lënduar ose dëme materiale.

“Incidenti përfshinte persona të panjohur të armatosur në zonën e Zubin Potokut. Nuk ka lëndime apo dëme materiale dhe ne po punojmë për t’i vërtetuar të gjitha faktet”, thuhet në njoftimin e KFOR-it.

Mediat serbe raportuan të dielën se rreth orës 19:45 ishin dëgjuar shkëmbime zjarri në Zubin Potok, dhe se të shtënat kanë ndodhur pasi Policia e Kosovës “ka dashur të heqë njërën nga barrikadat” në këtë komunë në veri të Kosovës. Policia e Kosovës ka demantuar këto raportime të mediave serbe se ka qenë e përfshirë në shkëmbim zjarri në Zubin Potok.

KFOR-i ka bërë thirrje që të gjitha palët e përfshira “të shmangin retorikën apo veprimet që mund të shkaktojnë tensione dhe mund ta përshkallëzojnë situatën”, ndërsa ka thënë se “mbetemi vigjilentë dhe plotësisht të aftë ta përmbushim mandatin tonë sipas Rezolutës 1244 të vitit 1999 për të gjitha komunitetet në Kosovë”.

“Komandanti i misionit të KFOR-it vazhdon ta përkrahë dialogun për ta gjetur një marrëveshje për zbutjen e tensioneve në veri të Kosovës. Ai mbetet në kontakt të ngushtë me të gjithë të përfshirët në këtë proces”, thuhet më tutje në njoftimin e KFOR-it.

Komandanti Angelo Michele Ristuccia u takua të hënën me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe Shefin e EULEX-it, Lars Gunnar Wigemark. Sipas komunikatës së lëshuar nga Zyra e Kryeministrit, “konstatim i përbashkët nga ky takim është se liria e lëvizjes duhet të rivendoset dhe se nuk duhet të ketë barrikada në asnjë rrugë”.

Situata e tensionuar në veri të Kosovës që nga muaji nëntor është përshkallëzuar pas arrestimit të ish-policit me kombësi serbe, Dejan Pantiq – i cili dyshohet për sulmin e 6 dhjetorit në zyrën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në veri.

Për të kundërshtuar arrestimin e tij, grupe të qytetarëve serbë në veri ngritën barrikada qysh më 10 dhjetor. Për shkak se barrikadat kanë bllokuar rrugët që çojnë drejt pikëkalimeve kufitare, Jarinjë dhe Bërnjak – që lidhin Kosovën dhe Serbinë – këto dy pika janë mbyllur për qarkullim.

Autoritetet në Kosovë thanë se kanë kapacitete për largimin e barrikadave të ngritura në veri, por se i kanë dhënë kohë misionit të NATO-s, KFOR, që ta bindë komunitetin lokal që t’i largojë vetë ato.

You Might Also Like

KFOR-i ndalon fluturimet mbi zonën operacionale të KEK-ut

Shahini propozon `Mjeshtrin e Lagjes` për mirëmbajtjen e hapësirave publike

Ambasada gjermane organizon takim lamtumirës për Rohden

Murati: Shpresojmë dhe besojmë në pafajësinë e krerëve të UÇK-së në Hagë

Hargreaves: Mbretëria e Bashkuar mbështet Kosovën dhe sigurinë në Ballkan

Kosova Times December 26, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Një monument u ngrit në vendin e rrëzimit të avionit të kreut të PMC Wagner

Kosova Times Kosova Times September 30, 2023
Në Korenë e Jugut, zgjihet rasti 16-vjeçar: Vrau një vajzë, më pas çimentoi trupin e saj
Perezi për Realin: E ka akademinë më të mirë në botë
Presidentja Osmani përmbyll vizitën në Amerikë me një ngjarje të veçantë
Mbahet seanca gjyqësore për rastin `Banjska`
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?