Thursday, July 9, 2026
HomeLajmeKosovëProkurori i Shtetit: 25 aktakuza ndaj 34 personave në 24 orët e...

Prokurori i Shtetit: 25 aktakuza ndaj 34 personave në 24 orët e fundit

Prokurori i Shtetit ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë ngritur 25 aktakuza kundër 34 personave për kryerjen e veprave të ndryshme penale.

Sipas raportit 24-orësh, me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar pesë persona, ndërsa janë parashtruar dy kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy personave.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur një aktakuzë kundër një personi për veprën penale “Krime lufte kundër popullsisë civile”.

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ngritur 11 aktakuza kundër 17 personave dhe ka ndaluar një person.

Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur katër aktakuza kundër pesë personave dhe ka ndaluar një person.

Prokuroria Themelore në Pejë ka ndaluar tre persona, si dhe ka parashtruar një kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një personi.

Prokuroria Themelore në Gjilan ka ngritur katër aktakuza kundër katër personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka ngritur katër aktakuza kundër gjashtë personave dhe ka parashtruar një kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një personi.

Ndërkaq, Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka ngritur një aktakuzë kundër një personi.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram