Thursday, July 9, 2026
HomeLajmeKosovëMot me diell dhe vranësira të pjesshme, temperaturat deri në 27°C

Mot me diell dhe vranësira të pjesshme, temperaturat deri në 27°C

Sot në Kosovë pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira të pjesshme. Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10 dhe 13 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale nga 24 deri në 27 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga veriperëndimi, me shpejtësi prej 1 deri në 6 metra në sekondë.

Sipas IHMK-së, kushtet agrometeorologjike do të jenë përgjithësisht të favorshme për zhvillimin e kulturave bujqësore. Temperaturat e moderuara dhe freskia gjatë natës do të ndikojnë pozitivisht në zhvillimin e kulturave pranverore, perimeve dhe pemëtarisë.

Megjithëse reshjet e lehta lokale të ditëve të fundit kanë freskuar shtresën sipërfaqësore të tokës, ato nuk kanë qenë të mjaftueshme për të përmbushur nevojat ujore të bimëve në shumicën e rajoneve. Për këtë arsye, rekomandohet vazhdimi i ujitjes, veçanërisht për kulturat perimore dhe parcelat me kapacitet më të ulët të mbajtjes së lagështisë.

Në shumë zona të Kosovës kanë nisur korrje-shirjet e grurit, ndërsa kushtet e motit gjatë kësaj jave vlerësohen të përshtatshme për zhvillimin e këtyre punimeve.

Sa i përket kushteve biometeorologjike, ato do të jenë të favorshme për shumicën e qytetarëve. Temperaturat e këndshme gjatë mëngjesit dhe mbrëmjes, si dhe mungesa e vapës ekstreme, pritet të ndikojnë pozitivisht në mirëqenien e popullsisë.

Për personat me sëmundje kronike priten më pak shqetësime krahasuar me periudhat me temperatura të larta, ndërsa gjatë ditës rekomandohet hidratim i rregullt dhe shmangia e ekspozimit të panevojshëm në rrezet e diellit gjatë orëve me rrezatim më të lartë UV.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram