Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se Kosova qëndron pranë paqes dhe rendit ndërkombëtar, pas sulmit që SHBA bashkë me Izraelin i bëri Iranit.
“Kosova qëndron fuqimisht dhe pa mëdyshje pranë aleatit tonë strategjik, Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në krah të paqes, sigurisë dhe rendit demokratik ndërkombëtar. Ne besojmë fuqishëm se liria dhe demokracia do të triumfojnë. Historia ka treguar se kur kombet e lira qëndrojnë së bashku, asnjë sfidë nuk është e pakalueshme”, ka shkruar ai në facebook.
Haradinaj më tej ka thënë se liria për popullin iranian është më afër se kurrë.
“Në këto momente vendimtare për paqen dhe stabilitetin global, lidershipi i Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka dëshmuar edhe njëherë vendosmërinë dhe forcën e tij të pakontestueshme në mbrojtje të vlerave universale të lirisë dhe demokracisë”, përfundoi ai.

