Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu dhe Presidenti i SHBA-së Donald Trump zhvilluan sot një bisedë telefonike, gjatë së cilës ata ranë dakord të ruajnë koordinimin midis vendeve të tyre në fronte të ndryshme, njoftoi zyra e Netanyahut.
Sipas informimit nga zyra e Kryeministrit izraelit, Trump e informoi Netanyahun mbi lëvizjet amerikane në rajonin e Gjirit.
Nga ana e tij, Netanyahu theksoi nevojën për të ruajtur “zonat e sigurisë” përgjatë kufijve të Izraelit, ndërsa nuk harroi t’i përmendte Trump “deklaratat armiqësore” të Presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan.
BRE

